Flash

"Menduam se u mbyll": Kapllani fajëson lodhjen, Hallaçi justifikon Taipin: "S'është e lehtë penalltia"

Lapsi.al 18 March 2023
"Menduam se u mbyll": Kapllani fajëson lodhjen, Hallaçi

“Ky është futbolli, lojë episodesh e situatash. Menduam ndoshta para kohe që po mbyllej ndeshja. Ishim gati me 5-6 lojtarë ndaj dy kundërshtarëve në zonë. Gabuam aty dhe mendoj se rrezikuam goxha". Xhevahir Kapllani përmbledh me pak fjalë atë që ndodhi në fund të Erzeni-Kukësi. Shijakasit nuk arritën të mbyllnin ndeshjen dhe u arritën në shtesë nga goli i Barbosa. "Patëm mundësinë ta vrisnim ndeshjen me 2-0. Në fund bëmë edhe ndryshimet duke parë që futën Barbosën. Futëm dy mbrojtës për mbulimin e tij dhe fatkeqësisht rezultoi jo pozitive. Megjithatë, jam i kënaqur nga skuadra, dhanë gjithçka. Por dua të jenë pak më altruistë afër portës për të shënuar".

Lexo më tej: Video/ Barbosa eviton humbjen në shtesë: traversë e Erzenit e penallti e gabuar e Kukësit në 1-1 dramatik

Tekniku i Erzenit, Kapllani, ja faturon lodhjes fizike, rënies së minutave të fundit, kur erdhi edhe barazimi: "Lojtarët tanë u rënduan fizikisht, por ne vijmë pas shumë ndeshjesh me të njëjtët lojtarë. Kanë shumë minuta në këmbë dhe nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për rotacion gjatë ndeshjeve të fundit. Shpresojmë që në ditët në vijim të rikuperojmë lojtarë. Leao dhe Enk kanë dy ditë që kanë nisur stërvitjen me ekipin. Ata nuk kanë as 40% të gjendjes fizike, mendojmë që në ditët në vijim të na kthehen lojtarët dhe të shohim përpara”, përfundoi Kapllani.

"I TRADHËTUAR" NGA TAIPI, HALLAÇI E JUSTIFIKON

“Kishte një lodhje fizike nga ndeshja e Kupës. Sot nuk ka qenë një ndër ndeshjet më të mira të kohëve të fundit. Nuk kemi bërë një pjesë të parë të mirë. Erdhëm për ta fituar, por edhe mund ta humbnim apo fitonim. Por duhet të jemi të kujdesshëm se kjo pikë do të na shërbejë për vazhdimësinë". Rrahman Hallaçi është i kënaqur me pikën, pavarësisht se do të donte më shumë. Në fakt si erdhi loja, gjërat mund të kishin shkuar më mirë, por edhe më kaq. Barbosa barazoi vetëm në shtesë, kur më parë Taipi kishte humbur një penallti. Tekniku megjithatë ka dashur ta justifikojë kapitenin e tij: "Nuk është i lehtë 11metërshi. Taipi është me cilësi dhe profesionist dhe do të dijë që të ngrihet. Kemi luajtur futboll të gjithë dhe e dimë si është penalltia" tha Hallaçi.

Në fund, një koment edhe për brazilianin Barbosa, autori i golit që evitoi humbjen në minutën e 92': "Nuk kam humbur besimin në asnjë moment te Barbosa. Ai po kalonte një moment të mirë me lojën që krijonim, por mungonte goli. Duhej të qetësohej pak se është normale, si Rashiti apo të tjerët. Jam i qartë në lëvizjet, menduam edhe rotacion. Pyetëm lojtarët që luajtën në Kupë dhe më thanë që ishin në 100% dhe ishte zgjedhja e duhur në këtë ndeshje”, e mbylli Hallaçi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI