Flash

Një ditë pasi Rama e talli publikisht, Bajram Begaj "hidhet" në krahët e Yuri Kim

Lapsi.al 18 March 2023
Një ditë pasi Rama e talli publikisht, Bajram Begaj "hidhet"

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim është takuar këtë të shtunë me Presidentin Bajram Begaj. Ajo ka ndarë në Twitter një foto, në të cilën shfaqen të dy te Liqeni i Tiranës.

“Gjithmonë është një nder të kaloj kohë me Presidentin Bajram Begaj, por sidomos për të ecur dhe biseduar së bashku në këtë ditë të bukur pranvere në Tiranë”, ka shkruar ambasadorja Kim krahas fotos.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Begaj priti në Presidencë kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit i propozoi kreu të shtetit emrin e ri për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenin. Me foton e parë që Rama publikoi nga takimi, u kujdes posacërisht të tallej me kreun e shtetit. Më pas zgjodhi ta zëvendësonte foton me një tjetër më të përshtatshme.

Lexo edhe:  Rast pas rasti/ Si kujdeset Rama për të tallur publikisht Presidentin (FOTO)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI