Flash

Tenderi me vlerë 322 milionë, gjykata lë në burg kryebashkiakun e Bulqizës

Lapsi.al 18 March 2023
Tenderi me vlerë 322 milionë, gjykata lë në burg

Ka mbaruar seanca gjyqësore e kryebashkiakut Lefter Alla dhe 13 zyrtarëve të Bashkisë Bulqizë. ABC News mëson se masat e përcaktuara të sigurisë janë lënë në fuqi.

Alla ka shfrytëzuar postin e tij si kryebashkiak, ka favorizuar një kompani për të fituar tenderin me vlerë 322 milionë lekë, për ndërtimin e ujësjellësit në Bulqizë.

Sipas avokatit mbrojtës të Allës, Hysni Demiraj, të arrestuarit nuk kanë kryer asnjë shkelje, thjesht kanë kryer detyrën.

Në pranga kanë rënë:

Lefter Alla – Kryetar i Bashkisë Bulqizë

Enkeleda Lleshi – Zv/kryetare

Erion Isaku – Drejtor i Urbanistikës

Kujtim Zogu – Drejtor i Mbrojtjes Civile

Rubin Kola – Inxhinier urbanistike

Denis Xholi – Ish Drejtor Juridik

Leonard Daçi – Sekretar i Përgjithshëm

Arsen Gjoka – Drejtor i NJVKSH Bulqizë

Po ashtu në pranga kanë rënë edhe administratorët e firmave fituese të tenderit; Aqif Konesha (i afërm i kryebashkiakut Lefter Alla), Rasim Daci, Dalo Gazidedja, Ana Nishku (arrest shtëpie) dhe Kastriot Ibrahimi (arrest shtëpie).

Të këshilluara

Fundjava rikthen motin e qëndrueshëm

Fundjava do të ndikohet nga kushte atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë reliev...

08:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI