Flash

U kap me 113 mijë euro në makinë, del para gjykatës shefi i RENEA-s

Lapsi.al 18 March 2023
U kap me 113 mijë euro në makinë, del para gjykatës shefi i

Shefi i forcave speciale RENEA, Altin Morina, i cili u arrestua pasi u kap në makinë me një shumë të madhe parash, ka dalë sot para Gjykatës, ku do i caktohet masa e sigurisë. Arrestimi erdhi në kuadër të operacionit “Fast” falë inteligjencës informative. Morina me detyrë shef në repartin RENEA është kapur me 113 mijë euro në mjetin e tij tip “Audi”. Në kafazin prej xhami në pritje të nisjes së seancës gjyqësore, Morina shfaqet i qetë. Ndaj tij rëndojnë akuzat për pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre. Ai i ka mohuar akuzat duke thënë se paratë i ka marrë borxh nga një miku i tij dhe se ato janë tërhequr nga banka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI