Flash

Video/ Dortmund jep spektakël me 6-1 ndaj Koln: shembet Leipzig e goditje e Wolfsburg në Bundesliga

Lapsi.al 18 March 2023
Video/ Dortmund jep spektakël me 6-1 ndaj Koln: shembet Leipzig e goditje e

Në javën e 25 të Bundesligës, Borussia Dortmund triumfoi, duke mposhtur Këlnin 6-1. Dygolëshat e Reus dhe Haller dhe golat e Guerreiro dhe Malen vlejnë vendin e parë në renditje. Humbje e zhurmshme, ndërkohë, për Leipzig, i dorëzuar 1-0 ndaj Bochum. Wolfsburgu iu afrua zonës evropiane duke fituar 1-0 në Stuttgart. Triumf i Hoffenheim (3-1) në ndeshjen mbijetesë kundër Hertha Berlin. Augsburg-Schalke përfundon 1-1.

Goleadë për Borussia Dortmund, që mposhti Këlnin 6-1 dhe kaloi në krye në Bundesligë në pritje të Bayern Mynih. Ekuilibri zgjati vetëm 15'. Veprim i shkëlqyer i Malen, që kaloi një mbrojtës dhe shërbeu për Guerreiro topin e golit të avantazhit. Goli i 5 sezonal për anësorin portugez. Tronditje për miqtë, që pësuan dyfishimin pas dy minutash. Haller mori pasimin e Reus mes linjave dhe mposhti portierin kundërshtar nën traversë. Trisi i Borussia Dortmund mbërriti në minutën e 32'. Schwabe ndali Danyell Malen, por jo Reus që shënoi golin e shtatë sezonal. Në minutën e 36' u shërbye pokeri, me finalizimin e Malen që siluroi portierin e Këlnit.

Lexo më tej: “Djali mrekulli” i Dortmund është 4 vjet më i madh: zbulohet një çertifikatë e moshës së Moukoko

Miqtë u zgjuan dhe reaguan gjashtë minuta më vonë. Selke u fut mirë në zonë dhe ishte i shpejtë për të shtyrë topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, megjithatë, Dortmund kontrolloi ritmin dhe në minutën e 69' shënoi të pestin me Sebastian Haller. Sulmuesi ishte më i shpejti nga të gjithë për të shtyrë topin në rrjetë pas traversës së goditur nga Dahoud. Një minutë më vonë, Borussia shënoi golin e gjashtë me Marco Reus, i cili nënshkroi dygolëshin e tij. Borussia Dortmund fitoi 6-1 dhe mori vendin e parë me 53 pikë, duke i bërë presion Bayern Mynih. Këlni mbetet në kuotën e 27 pikëve.

Bundesliga Germany

Augsburg 1-1 Schalke 04

Bochum 1-0 RB Leipzig

Hoffenheim 3-1 Hertha Berlin

VfB Stuttgart 0-1 Wolfsburg

Borussia Dortmund 6-1 FC Cologne

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI