Flash

Tottenham, Conte kundër të gjithëve: "Nuk kanë fituar kurrë asgjë, lojtarë egoistë"

Lapsi.al 19 March 2023
Tottenham, Conte kundër të gjithëve: "Nuk kanë fituar

Tottenham ishte në avantazh 3-1 në fushën e Southampton i fundit në Premier League, pastaj blackout i papritur dhe penalltia e 3-3 final. Një rikuperim që e ka tërbuar krejtësisht teknikun Antonio Conte. Italiani shpërtheu në konferencën për shtyp, duke shfryrë gjithë zemërimin e tij: "Problemi është se ne kemi treguar që nuk jemi një ekip. Jemi 11 lojtarë që dalim në fushë, unë shoh lojtarë egoistë, që nuk duan të stërviten dhe nuk e vënë zemrën në lojë”.

"Mendoj se është koha e duhur për të folur, sepse kjo paraqitje është e papranueshme për mua. Mendoj se është më mirë të futemi në merita, nuk jemi një ekip - tha trajneri italian -. Jemi 11 lojtarë që dalim në fushë. E shoh lojtarë egoistë, lojtarë që nuk duan të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe nuk e vënë zemrën në lojë. Para kësaj ndeshje jam përpjekur ta fsheh situatën dhe ta përmirësoj me fjalë. Përtej taktikave dhe teknikës, duhet të kesh dëshirë, zjarr në sytë e tu, në zemrën tënde. Duhet ta kesh gjithmonë. Ne jemi përkeqësuar në këtë aspekt nga sezoni i kaluar. Kur nuk je një ekip, nuk mund të përmirësohesh.

Lexo më tej: Drejtuesit e Tottenham i kanë kthyer shpinën teknikut Conte: pakënaqësi në dhomat e zhveshjes

I pyetur nëse pasiguria për të ardhmen e tij në pankinë mund të ndikojë te lojtarët, Conte u zemërua: "Më falni, më falni, më falni. Po përpiqemi t'i mbrojmë çdo herë. Bah. Ç'thua, jemi profesionistë. Klubi na paguan shumë para, lojtarët i marrin paratë, unë i marr paratë. Jo për tu justifikuar".

SULMI NDAJ PRONËSISË SË SPURS

Më pas sulmi frontal ndaj pronarëve: "Klubi ka përgjegjësinë në merkato, përgjegjësinë në fushë e ka trajneri. Po lojtarët, ku janë lojtarët? Unë shoh vetëm 11 lojtarë që luajnë vetëm. Tani kanë mbetur edhe 10 ndeshje e nëse dikush mendon se mund të luftojmë me këtë qëndrim, me këtë frymë... Për çfarë duhet të luftojmë? Për vendin e shtatë apo të tetë, nuk jam mësuar të luftoj për këtë, është përgjegjësi e të gjithëve. Këtu nuk janë mësuar. Nuk luajnë për diçka të rëndësishme. Ata nuk duan të luajnë nën presion, nuk duan të luajnë nën stres. Historia e Tottenhamit ka qenë e tillë prej 20 vjetësh, ata kurrë nuk kanë fituar asgjë. Pse?".

"Kam parë trajnerët që Tottenham ka pasur në pankinë deri më tani. Nëse duan të vazhdojnë kështu, mund të ndryshojnë edhe trajnerin, shumë trajnerë, por situata nuk mund të ndryshojë. Më besoni", shtoi sërish Conte, megjithatë pa dhënë dorëheqjen. Megjithatë, e ardhmja e tij që ishte e varur në fije, tashmë duket se është e vulosur. Kontrata që skadon në fund të sezonit nuk do të rinovohet dhe trajneri tashmë ka shprehur synimin për t'u rikthyer në Itali.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI