Flash

Video/ Kessie vendos El Clasico në të 92': Real Madrid i anulohet goli, Barca triumfon e arratiset +12

Lapsi.al 19 March 2023
Video/ Kessie vendos El Clasico në të 92': Real Madrid i anulohet

El Clasico i përket Barcelonës, që rrëmben suksesin më të bukur pasi i bëri keq vetes me autogolin e Araujo në minutën e 9'. Real Madrid mposhtet 2-1 falë golave të Sergi Roberto dhe Kessie, autor i golit-fitore në minutën e 92'. Një gol që e çon teknikun Xavi në +12 nga Blancos, dhe efektivisht hipotekon La Liga në favor të blaugranave. Në ndeshjet e tjera, suksese për Real Sociedad dhe Villarreal, ndërsa shembet një Sevilla gjithnjë e më shumë në krizë.

HAKMARRJE NË EL CLASICO

Pas humbjes në ndeshjen e parë (2-1), Barcelona u hakmor në El Clasicon më të rëndësishme. Franck Kessié, vendimtar në Copa del Rey, firmosi 2-1 në kohën shtesë, gjë që i lejoi Xavi një tjetër arrati në La Liga. Fillim i shfrenuar për Blaugranat, që testuan reflekset e Courtois në minutën e 3', me rastin e parë të firmosur nga Lewandowski. Në minutën e 9', megjithatë, Real Madrid kalon përpara me një aksion me fat: Araujo shmangu krosin e Vinicius Junior por befasoi ter Stegen, i pafajshëm në këtë rast.

Një El Clasico tepër e luftuar, me Barcelonën tepër të rrezikshme me topat standard. Shansi i dyfishtë për Christensen, i dyti me takë madje, por Courtois ishte gjithnje gati. Presingu i arsyetuar i Blaugranave rezultoi produktiv në minutën e 45', kur erdhi barazimi 1-1. E frymëzoi Raphinha, me një përpjekje që u përplas te Militão, më pas Sergi Roberto e pati të thjeshtë të shënonte.

Lexo më tej: Skandali i arbitrave, Barcelona fundoset nga një frazë e zbuluar e Negreira: “Mund t’ju ndihmoj me VAR”

GOLI I ANULUAR I REAL E AI VENDIMTAR I KESSIE

Në pjesën e dytë ishte Barça që shkoi pranë golit me Lewandowski. Ancelotti luajti kartën Rodrygo dhe braziliani e bëri veten menjëherë të rrezikshëm. “Blancos” gjetën golin e avantazhit në minutën e 80', por u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje të Asensio. E në minutën e 92', Camp Nou shpërtheu. Lewandowski nisi kundërsulmin dhe shërbeu me takë për Baldé. Pasimi në qendër për Kessie është një ftesë që mesfushori nuk mund ta refuzonte, duke mposhtur Courtois. Barcelona fiton 2-1, duke u ngritur në 68 pikë. Xavi shkon +12 nga rivalët e mëdhenj. Mbeten edhe 12 javë deri në fund, por Xavi fillon të shijojë fitoren në një La Liga të dominuar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI