Flash

Arrestimi i Lefter Allës/ A po kthehen gjyqet politike?

Lapsi.al 20 March 2023
Arrestimi i Lefter Allës/ A po kthehen gjyqet politike?

Se me çfarë logjike e humbi Edi Rama konceptin e diskutimit, pa folur për atë të kundërshtimit brenda radhëve të Partisë Socialiste, e shpjegon vetë ai kur i emëroi, pa i pyetur, ministrat e qeverisë që drejton. “Ata që janë të mandatuar e kanë detyrë të thonë “Po”, nuk ka “S’du” se ky nuk është restorant. Ky është front beteje!” u shpreh ai duke iu referuar vartësve, me të cilët do të punonte mandatin e tretë.

Pas dy vitesh, në Partinë Socialiste po piketohen emrat e kandidatëve për bashkitë në 14 Maj. Disa konfirmohen, të tjerë propozohen dhe ca të tjerë akoma bien. Kuptohet se fjalën e fundit e thotë Rama, që nuk pranon asnjë kundërshtim.

Madje disa deputetë të PS-së po detyrohen të dorëzojnë mandatin pa bërë zë. Ikën nga Tirana ku kanë jetuar gjithë jetën dhe nisën fushatën në rrethe.

Lexo edhe: FOTOT/ Lefter Alla i Bulqizës inauguron rrugën më të çuditshme në Shqipëri

Lexo edhe: Nën hetim për videon me kokainë, Lefter Alla në Prokurori

Ajo që bie në sy në këtë situatë janë disa ecejake të pazakonta në SPAK. Kështu, Artur Bushi, kryetar i Bashkisë së Krujës, u thirr në SPAK pas denoncimit të një qytetari. Vangjush Dako, ish kryetar bashkie në Durrës dhe me një ndikim të fortë në PS e qytetit, u mor në pyetje për 3 orë.

Një tjetër kryebashkiak i PS-së në Bulqizë, Lefter Alla u godit nga drejtësia e re në prag të rikandidimit. Alla përfundoi në qelitë e burgut për një tender 320 milion lekë, por mësohet se prej kohësh kishte refuzuar të bindej për të mos rikandiduar në 14 Maj. Duke qenë se nuk do të rikonfirmohej nga PS, Lefter Alla po shikonte mundësinë të dilte si i pavarur apo në një parti tjetër për të marrë sërish Bulqizën. Këtë e konfirmoi edhe në sallën e gjyqit.

“Në gjykimin tim më mirë të më thoshin “Hap krahun”, se sa të bëhen këto gjyqe politike” u shpreh ai, duke konfirmuar se goditja po i vinte nga partia.

https://lapsi.al/2023/03/16/alla/

Dyshimet i përforcon deklarata e Taulant Ballës, që u tha gazetarëve duke buzëqeshur se PS nuk do të mbrojë askënd.

“Ne nuk mbrojmë askënd, përgjegjësinë para ligjit e ka secili prej tyre. Kryetari i Bashkisë Bulqizë dhe ai i Lushnjës janë arrestuar dhe në të dyja rastet PS ka mbajtur të njëjtin qëndrim”, tha Balla.

Historia ka rikthyer në kujtesë atë që ndodhi me ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjikën shumë vite më parë. Ai u arrestua nga prokuroria në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2015, pasi u përfshi në konflikt me kreun e PS, Edi Ramën që i kërkoi të tërhiqej dhe t’i hapte rrugën një kandidati të ri të PS-së.

“Arrestimi im është një skenar politik, por nuk di regjisorët” u shpreh ai nga ambjentet e një spitali ku u shtrua pasi kishte kaluar parainfarkt në qelitë e burgut. Që nga arrestimi i Shpëtim Gjikës kanë kaluar 8 vjet. Ndonjë në PS edhe mund ta kishte harruar se çfarë e pret nëse kundërshton. SPAK ia kujtoi me arrestimin e Lefter Allës./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI