Flash

Mitsotakis pret Ramën në Athinë

Lapsi.al 20 March 2023
Mitsotakis pret Ramën në Athinë

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë dy ditore në Athinë, ku çeli edhe ekspozitën e tij personale. Kreu i qeverisë takoi kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, ndërsa vijon darka e punës në selinë qeveritare “Maksim”.

Dy delegacionet do të kenë bisedime dypalëshe lidhur me temat e hapura në marrëdhëniet dypalëshe. Rama ka marrë në delegacion ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, ndërsa të martën do të mbahet edhe forumi ekonomik ku do jenë të kompani të mëdha që veprojnë në të dyja vendet.

Ekspozita e Ramës u inaugurua prej Nikos Dendias në “Zapion Megaro” të kryeqytetit grek, ndërsa ministri i Jashtëm e vlerësoi Edi Ramën si artist, por edhe si politikan. Janë 33 punime të krijuara që prej vitit 2015 dhe 15 punime të vitit 2023. Veç pikturave, në ekspozitë ka edhe disa punime qeramike.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI