Flash

Plas sherri pas derbit, Mourinho konfliktohet me Lotito: "Çfarë ke që sheh?". "Je vetëm një i ftuar"

Lapsi.al 20 March 2023
Plas sherri pas derbit, Mourinho konfliktohet me Lotito: "Çfarë

Nerva të tensionuara në fushë e po aq të tensionuara edhe pas derbit mes kryeqytetasve Lazio e Roma. Ibanez i përjashtuar, kartonë të kuq për Cristante dhe Marusic në përleshjen pas fishkëllimës së fundit. Bashkë me ta edhe dy anëtarë të stafit (trajneri i portierëve të Romës, Nuno Santos dhe ndihmësi i Sarrit, Marco Ianni). Derbi i Romës ka vazhduar edhe në dhomat e zhveshjes, me debatin mes Claudio Lotito dhe José Mourinho. Special One kishte hyrë në dhomat e zhveshjes, i autorizuar megjithë skualifikimin, të fliste me skuadrën. Portugezi duke u larguar takoi presidentin e bardhekaltërve, i cili po përpiqej të vendoste paqen mes Mancini, Romagnoli dhe Luis Alberto.

Lexo më tej: Video/ Ngonge i përgjigjet magjisë së Pedro: një tjetër ndalesë për Lazio, Champions në rrezik

Romagnoli, duke kaluar para portës verdhekuqe foli me zë të lartë: "Tani nuk po flisni më?". “Copë m*ti”, ishte përgjigja e romanistit. Lotito u përpoq të qetësonte shpirtrat, por u bë protagonist i një sherri me Mourinho. “Çfarë ke që shikon?” i tha trajneri i Romës pronarit të klubit Lazio. Përgjigja ishte e menjëhershme: " Çfarë ke që shikon ti, unë jam presidenti i Lazio. Ti kush je? Je edhe i skualifikuar, këtu nuk futesh dot". Diskutimit iu bashkuan edhe drejtuesit e Romës, përfshirë Tiago Pinto. U ndanë për të shmangur kontaktin fizik edhe Foti, zëvendësi i Mou dhe Luis Alberto. E gjitha kjo para komisarëve të Prokurorisë Federale: do të ketë patjetër një hetim.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI