Flash

Protestë në Dibër kundër Skavicës

Lapsi.al 20 March 2023
Protestë në Dibër kundër Skavicës

Dhjetëra banorë të Dibrës kanë dalë në protestë ditën e sotme kundër hidrocentralit të Skavicës. Ata u mblodhën në zonën e Reçit, zona fundore e krahinës së Dibrës e cila pritet të jetë një nga zonat më të prekura nga ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës.

Në një prononcim për Syri TV, ata dëgjohet të shprehen se qeveria duhet të heqë dorë nga projekti pasi shkakton dëme të mëdha. Ata thanë prerë se nuk do të lejojnë ndërtimin e veprës hidrike në këtë zonë.

Studiuesi Haki Përnezha tha se dëmet nga Skavica do të jenë të mëdha duke shkatërruar trashëgiminë kulturore dhe natyrore.

Banorët nga ana tjetër, panë nga afër edhe punimet që po kryhen për studimin e terrenit ku do të ndërtohet diga, e u shprehën se qeveria është jo transparente për projektin. Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës pritet të përmbytë me ujë mijëra hektarë tokë bujqësore dhe 37 fshatra të Dibrës./Syri tv

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI