Flash

Video/ Jasir Asani një maqedonas kuqezi: "Sot në darkë do të këndoj"

Lapsi.al 20 March 2023
Video/ Jasir Asani një maqedonas kuqezi: "Sot në darkë do

“Jam shumë i lumtur sepse jam nga Maqedonia. E çdo shqiptar nga Maqedonia e pret ftesën nga Kombëtarja shqiptare, sepse jemi shqiptar. Do të japim më shumë se 200% nga vetja, cdo futbollist e ka ëndërr që të luajë për Kombëtaren. E kam pritur me shumë gëzim. Do të jap maksimumin tim që të marrim më të mirën". Jasir Asani i gëzohet thirrjes së parë nga tekniku Sylvinho dhe të parë absolute me fanellën kuqezi. Shqiptaro-maqedonasi e ka dashur gjithnjë këtë pjesë, edhe kur luante për Partizanin. E tani, Asani mund ta bëjë ëndërrën realitet në sfidën me Poloninë. "Ftesën e kam pritur gjithmonë sepse jam shqiptar. Ëndrra ime ka qenë që të luaj për Kombëtaren shqiptare. E kam pranuar me shumë dëshirë. Edhe familja ime ka qenë shumë e lumtur për ftesën. Ne do të shkojmë për fitore. Të japim maksimumin dhe të dalim me një rezultat pozitiv".

Mbi brazilianin njohjet nuk është se janë të shumta, edhe pse opinioni i mbledhur nga ata që kanë punuar më parë me të është pozitiv: "Kam pasur shok që kanë punuar me Sylvinho dhe më kanë thënë fjalë të mira për të. Besoj se do shkoj shumë mirë. të arrijmë objektivat dhe që nga ndeshja e parë të japim maksimumin".

DETYRIMI PËR TË KËNDUAR

Asani ka folur edhe për pritjen që i është bërë në kombëtare dhe natyrisht rregullin tashmë në të gjithë skuadrat për të kënduar para të tjerëve në thirrjen e parë: "Kam disa lojtarë që njoh prej disa kohësh dhe më kanë pritur mjaft mirë. është një emocion shumë i madh dhe jam ndjerë shumë mirë. jam i lutur që jam këtu. Nuk kam kënduar. Sot në darkë do të këndoj. Më kanë pritur mjaft mirë dhe jam i lumtur që jam këtu. Urimi më i veçantë? Alban Hoxha. Kemi kaluar shumë kohë te Partizani dhe më ka uruar me shpirt e me zemër që erdha në Kombëtare”.

https://www.youtube.com/watch?v=Sb4vpNqNsiY&t=621s

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI