Flash

Video/ "Shkarkojeni". Lojtarët e Tottenham duan ta heqin, Conte fillon të kursejë: fluturon me low cost

Lapsi.al 20 March 2023
Video/ "Shkarkojeni". Lojtarët e Tottenham duan ta heqin, Conte
“Sack him”, “Shkarkojeni”: është titulli The Sun, që tregon kaosin te Tottenham. Sipas tabloidit anglez, një grup lojtarësh të Spurs i kanë kërkuar drejtuesve të Spurs që të largojnë menjëherë Antonio Conte nga pankina. Reagimi i tyre erdhi pas shpërthimit të pabesueshëm të teknikut ndaj barazimit në Southampton. Një sulm frontal ndaj lojtarëve, të akuzuar për egoizëm: "Ata nuk duan të stërviten dhe nuk e vënë zemrën në fushë". Situatë që ka shkaktuar një thyerje totale mes dhomës së zhveshjes dhe trajnerit salentin. Lexo më tej: Tottenham, Conte kundër të gjithëve: “Nuk kanë fituar kurrë asgjë, lojtarë egoistë” Kërkesë, ajo e lojtarëve, vështirë për t'u përmbushur. Conte, që shkon në skadencë me Tottenham në qershor 2023, fiton 15 milionë paund në sezon. Sido që të jetë, ‘The Telegraph’ raporton se pronarët, në shënjestër të kritikave ashtu si lojtarët, po shqyrtojnë nëse do të shkarkojnë apo jo Conte gjatë pauzës për ekipet kombëtare. Ndërkohë, trajneri salentin, pasi la dy ditë pushim për skuadrën, u rikthye në Itali për t'u bashkuar me familjen. E për të pritur lajmet nga presidenti Levy për të ardhmen e afërt. Gjithësesi, duket se ka filluar që tani të kursejë, duke zgjedhur një fluturim low cost.

CONTE KTHEHET NË ITALI

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI