Flash

Conte i shkarkuar, jo zyrtarisht: stërvitjen e Tottenham e drejton Mason

Lapsi.al 21 March 2023
Conte i shkarkuar, jo zyrtarisht: stërvitjen e Tottenham e drejton Mason

Në Angli janë të sigurt: numërimi mbrapsht ka nisur tashmë për shkarkimin e Antonio Conte nga pankina e Tottenham. E drejtimi i seancës stërvitore nga Ryan Mason i jep më shumë kredite hipotezës. Sipas tabloideve britanikë, përçarja mes trajnerit leçez dhe dhomave të zhveshjes së Spurs është tashmë e pandreqshme. Sidomos pas shpërthimit të teknikut ndaj lojtarëve që pasoi barazimin e bujshëm ndaj Southampton. Presidenti Daniel Levy, kështu, është gati për një ndryshim drastik kursi. Lëvizja duhet të ndodhë në pushimin e ekipeve kombëtare, pra brenda dy javësh. Klubi po punon për të gjetur një marrëveshje për pagesën e largimit për të gjithë stafin e ish-teknikut të Inter e Juventus.

Edhe pas eliminimit nga Champions League në përballjen e dyfishtë me Milan, Conte kishte marrë kohë, duke deklaruar se një vendim për të ardhmen e tij do të vinte vetëm në fund të sezonit. Rinovimi i kontratës, që skadon më 30 qershor, dukej shumë i largët. Por ndjesia ishte se të gjithë donin të shpëtonin atë që mund të shpëtohej, duke synuar të paktën të konfirmonin një vend në katër më të mirët e Premier League. Shpërthimi i trajnerit, i cili në konferencë foli për “lojtarët egoistë që nuk janë mësuar të luajnë nën presion”, megjithatë ka ndryshuar kartat në tavolinë. E tashmë ndarja duket e pashmangshme.

KU ËSHTË CONTE?

Conte ndërkohë është kthyer në Itali për të kaluar kohë me familjen e tij. Lojtarët e pa thirrur në kombëtare u kthyen në stërvitje pasditen e së martës nën drejtimin e Ryan Mason. Në të kaluarën Conte kishte pritur rikthimin e ndërkombëtarëve të parë për të drejtuar personalisht ekipin. Por duket se këtë herë nuk do të ndodhë dhe se Mason do të zërë vendin e tij deri në fund të kampionatit. E njëjta situatë si ndodhi në 7 ndeshje të pranverës së vitit 2021, pas shkarkimit të José Mourinho. 31-vjeçari anglez do të ishte thjesht provizor. Në fakt, zërat për një rikthim të bujshëm të Mauricio Pochettino, pa ekip pas shkarkimit nga PSG verën e kaluar, po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI