Flash

Katër mbijetesa radhazi në Premier League: 75 vjeçari Roy Hodgson kthehet në pankinën e Crystal Palace

Lapsi.al 21 March 2023
Katër mbijetesa radhazi në Premier League: 75 vjeçari Roy
75 vjeç dhe nuk i ndjen aspak. Roy Hodgson i rikthehet rolit të trajnerit në Premier League. Skocezi ulet në pankinën e Crystal Palace, të cilën e kishte drejtuar edhe mes viteve 2017 dhe 2021, duke arritur katër mbijetesa radhazi. Hodgson nënshkroi një kontratë deri në fund të sezonit me Crystal Palace. Ish-trajneri anglez, që në të kaluarën është ulur edhe në pankinën e Interit në Itali, ka marrë vendin e Patrick Vieira. Francezi është shkarkuar të premten e kaluar dhe trashëgon një ekip në vendin e 12 në renditje. Crystal Palace është aktualisht vetëm tre pikë mbi zonën e rënies dhe vjen nga katër disfata radhazi. Në ndeshjen e fundit ata humbën 4-1 ndaj kryesuesve të Arsenal. Në atë ndeshje, në pankinë ishte Paddy McCarthy, që është kthyer të jetë ndihmës trajner. "Është një privilegj të thirrem për të udhëhequr një klub - tha Hodgson -që ka patur gjithmonë shumë rëndësi për mua. Detyra ime e rëndësishme është të përmbys fatet e ekipit. Qëllimi ynë i vetëm është të kthehemi të fitojmë për të marrë pikët rëndësishme për shpëtim. Crystal Palace njihet për shpirtin luftarak dhe jam i sigurt që të gjithë tifozët tanë do të luftojnë me ne, duke filluar nga ndeshja e radhës kundër Leicester".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI