Flash

Mancini i habit të gjithë në Itali, ndryshon hierarkitë: "Në listën time i pari Pafundi, pastaj vijnë të tjerët"

Lapsi.al 21 March 2023
Mancini i habit të gjithë në Itali, ndryshon hierarkitë:

Njëzet muaj pas finales së Euro 2020 është sërish Itali-Angli. Pas mungesës në Kupën e Botës në Katar, kombëtarja e Roberto Mancini është gati të rikthehet në fushë. Italia do të përballet me ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024. Takimi i parë në Napoli, është të enjten, kundër anglezëve: "Tashmë është bërë klasike, pak si Itali-Gjermani”, komentoi Mancini. Probleme ofensive për teknikun e Italisë, që ka thirrur edhe adoleshentin e Udinese Simone Pafundi.

Sulmuesi ka luajtur vetëm 9 minuta që nga thirrja e fundit, por Mancini ishte i qartë: "Pafundi i pari, pastaj të gjitha të tjerët: kjo është ideja ime kur shkruaj listën. Ai ka cilësi të pabesueshme, ai është një djaloshi që ka bërë tani 17 vjeç. Shpresa është që Pafundi të mund të luajë në Serie A dhe më pas të jetë lojtar për ekipin kombëtar për 20 vitet e ardhshme. Ne besojmë shumë tek ai".

RETEGUI, ARGJENTINASI I NATYRALIZUAR

Lajmi tjetër i madh nga kampi stërvitor blu përfaqësohet nga Mateo Retegui. Sulmuesi argjentinas me nënshtetësi italiane i huazuar nga Boca Juniors te Tigres është i gjithi për tu zbuluar: “Ne e kemi ndjekur prej disa kohësh. Ai ka cilësi dhe është një djalë i ri. Nuk mendonim se do të thoshte po, e megjithatë ai pranoi menjëherë. Shpresa është se mund të jetë i rëndësishëm, ai është një djalë i zgjuar dhe i ri". A do të luajë kundër anglezëve? "Është Scamacca, është ai dhe Gnonto. Do luajë një nga këta tre, duke shpresuar se janë mirë. Scamacca nuk ka 90 minuta, ai ka luajtur vetëm 65 minuta në Kupë. Gnonto është i vetmi që luan gjithmonë në Premier League. E tani po ndjekim Mateon".

Pas përballjes për supremacinë, të dielën kombëtarja e Italisë viziton Maltën. Të kaltrit u grumbulluan sot në Coverciano për herë të parë pa Luca Vialli: “Kam folur tashmë për këtë me djemtë, do të jetë e rëndësishme për ne ta kujtojmë – deklaroi Mancini në konferencë –. Njësoj sikur të ishte me ne. Ai kishte hapësirat e tij dhe nuk është e lehtë për ne, duhet të përpiqemi të bëjmë mirë edhe për të”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI