Flash

“Mëshirë për Hazard? Fare, nuk ka ndonjë jetë të keqe”. Kroos tregohet një 'gjerman' i vërtetë

Lapsi.al 21 March 2023
“Mëshirë për Hazard? Fare, nuk ka ndonjë jetë
Edin Hazard është një futbollist në kërkim të vetvetes, të cilën e ka humbur. Transferimi i tij nga Chelsea te Real Madrid për 100 milionë euro po rëndon shumë në karrierën e belgut. Në Spanjë duket se nuk është ambjentuar kurrë plotësisht dhe trajnerët nuk kanë gjetur vendin e duhur për mesfushorin sulmues. Për situatën ka ndërhyrë edhe shoku i skuadrës Toni Kroos. Mesfushori gjerman Toni Kroos ka hedhur dritë mbi situatën që po kalon Edin Hazard. Ish-futbollisti i Chelsea po kalon një moment të komplikuar në karrierën e tij. Duke folur në Eleven Belgium, mesfushori tha: “Nuk ndjej mëshirë apo simpati për Edin, ka nga ata që janë më keq. Ka njerëz të tjerë ndaj të cilëve duhet të ndjehet keqardhje. Ai po kalon vetëm një moment të vështirë dhe me të flas shumë”. Lexo më tej: “Gjej skuadër tjetër në janar, këtu mbarove”: Real Madrid i tregon derën Hazard Duke vazhduar analizën e tij për momentin e shokut të skuadrës, ai shtoi: “Secili është përgjegjës për situatën e tij. Unë thjesht ndjej keqardhje për atë që po ndodh. Por gjithsesi nuk mendoj se ai ka një jetë të keqe”. Hazard në kohën e tij te Real Madrid grumbulloi një sasi skandaloze prej vetëm shtatë golash në 73 ndeshje. Belgu, as nën kujdesin e teknikut Ancelotti nuk arriti të gjente veten.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI