Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Në pritje të arrestimit të Trump/ Plas gallata në internet

Lapsi.al 21 March 2023
Në pritje të arrestimit të Trump/ Plas gallata në internet

Kjo e martë është dita kur ish-presidenti amerikan Donald Trump do të duhej të paraqitjen në gjykatën e Nju Jorkut për shkak të çështjes së Stormy Daniels, ish-aktores së filmave për të rritur që u pagua për të mos folur mbi aferën mes tyre.

Ishte vetë Trump që disa ditë më parë njoftoi se ai mund të arrestohej ndaj bëri thirrje për protesta. Trump nuk është paraqitur ende në gjykatë, por ndërkohë në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto-montazhe të shumta se si do të dukej arrestimi i vërtetë i ish-presidentit.

Në fotot më poshtë shihen sesi policët tërheqin nga krahët dhe nga këmbët 'Trump' për ta vënë në pranga. Në një tjetër moment, duket sikur ai do të arratiset. Fotot janë krijuar nga gazetari Elliott Higgins përmes Inteligjencës Artificiale ku krijoi foto të rreme të arrestimit të ish-presidentit.

“Duke bërë fotografi të arrestimit të Trump ndërsa pres që ai të arrestohet”, - shkroi ai në Twitter krahas fotove false. Trump akuzohet se pagoi 130 mijë dollarë ndaj yllit të pornografisë, Stormy Daniels, më 2016.

Nëse arrestohet, atëherë ai do të bëhet ish-presidenti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që përballet me akuza penale. Megjithatë analistët thonë se ai nuk do të qëndrojë asnjë moment në burg pasi mund të lirohet me një garanci pasurore. Po ashtu kjo nuk do të ndikonte në garën e tij për tu rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. ©LAPSI.al

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Trump

Trump

Trump

Trump

Trump

Trump

Trump

Trump

Trump

Trump

Trump

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI