Flash

Video/ Broja kthehet në stërvitje me Chelsea pas 3 muajsh: Sylvinho e pret me padurim

Lapsi.al 21 March 2023
Video/ Broja kthehet në stërvitje me Chelsea pas 3 muajsh: Sylvinho e
Do të kishte dashur ta kishte në dispozicion që për ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024 kundër Polonisë, por Sylvinho mund të jetë gjithësesi i kënaqur. Armando Broja jep sinjalet e para të rikthimit, edhe pse për ta parë në fushë duhet ende kohë. Sulmuesi 21 vjeçar është kthyer të stërvitet me Chelsea pas 3 muajsh ndalesë. Broja u dëmtua në miqësoren e dhjetorit kundër Aston Villa dhe tani ka nisur rehabilitimin me punë në palestër e për herë të parë edhe me top. Lexo më tej: U largua nga stadiumi i mbajtur nga krahët: Armando Broja lë kombëtaren e kthehet në Londër Në videon e publikuar nga Chelsea në faqen zyrtare, sulmuesi shkodran shihet duke punuar me topin. Një sinjal rikthimi që duhet ta entuziazmojë edhe teknikun Sylvinho. Broja nuk do të jetë nën urdhërat e brazilianit për ndeshjen me Poloninë, por tekniku shpreson që në qershor, për ndeshjet e ardhshme ai të jetë në dispozicion.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)

Broja u dëmtua keq në 11 dhjetor, kur Chelsea po luante një miqësore ndaj Villians. Britmat e dhimbjes së sulmuesit u dëgjua fort dhe që aty u kuptua sa i rëndës ishte dëmtimi. Koha e rikuperimit për të u mendua të jetë rreth gjashtë muaj, gjithnjë nëse Broja nuk rikuperon më shpejt falë fizikut të tij. https://youtu.be/1BZwMUlGVmg

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI