Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

VIDEO/ Sulmohet zv.Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Lapsi.al 21 March 2023
VIDEO/ Sulmohet zv.Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është goditur me tortë dhe pije milkshake nga disa aktivistë të Partisë Social Demokrate. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë kur Bislimi po hynte në një ndërtesë.

Partia opozitare që drejtohet nga Dardan Molliqaj është shprehur kundër marrëveshjes së kryeministrit Albin Kurti në takimin e Ohrit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për zbatimin e planit të BE-së ku përfshihet edhe Asosacioni.

Pamjet janë publikuar nga vetë kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku krahas videos shkruan se 'Zajdenica' është pranuar nga kryeministri Kurti.

“Tortë e milkshake për ‘Zajednicën’. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre. Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00”, - shkruan Molliqaj.

Të shtunën në Ohër, krerët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord mbi aneksin e zbatimit të planit evropian. Ai do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dyja palët në momentin e publikimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI