Flash

23-vjeçari godet me grusht kreun e Europol Tirana: Më parakaloi me makinë

Lapsi.al 22 March 2023
23-vjeçari godet me grusht kreun e Europol Tirana: Më parakaloi me

Një 23-vjeçar i identifikuar si Klesti Qordja është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës. Ai akuzohet se ka goditur me grusht drejtorin e Europol Tirana, Artan Bajraktari. Mësohet se ngjarja është regjistruar në fillim të muajit shkurt.

Prokuroria e Tiranës sqaron se Bajraktari po lëvizte me makinë në zonën e Laprakës, kur 23-vjeçari është acaruar se ishte parakaluar nga zyrtari i policisë. I riu i ka bërë me shenjë atij që të ndalojë.

Pas këtij momenti ata kanë zbritur nga mjetet dhe Klesti Qordja e ka goditur atë me grusht edhe pse ishte paralajmëruar nga Bajraktari se ai ishte pjesë e Policisë së Shtetit. I riu është ndaluar më vonë nga policia dhe ka pranuar autorësinë e ngjarjes.

Ai ka thënë se donte ta pyeste se cila ishte arsyeja që e kishte parakaluar. Ndërsa për dhunën e ushtruar, pretendon se ishte për vetëmbrojtje pasi shefi i Europol i kishte vënë dorën në qafë. Prokurorja Mirela Zavalani ka ngritur ndaj të riut akuzën e plagosjes së lehtë me dashje.

LEXO EDHE: Rifillon punën ish-shefi i Interpolit Artan Bajraktari. Po tani kush e ka fajin?

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI