Flash

Anuloi një gol falë telefonit të një spektatori: Federata pezullon menjëherë arbitrin

Lapsi.al 22 March 2023
Anuloi një gol falë telefonit të një spektatori: Federata
Anuloi një gol duke rishikuar imazhet e aksionit të kontestuar në celularin e një spektatori. Për këtë arsye, Federata e Futbollit e Egjiptit ka pezulluar arbitrin dhe bashkëpunëtorët e tij. Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së Kategorisë së Dytë Egjiptiane mes Suez dhe Al-Nasr. Në këtë kategori, VAR nuk lejohet. Al-Nasr shënoi golin e mundshëm të barazimit disa minuta nga fundi i ndeshjes. Për arbitrin Mohamed Farouk kishte paqartësi. Ai zbuloi një prekje të topit me dorë ndërsa shqyrtonte pamjet nga celulari i një tifozi dhe vendosi të anulojë golin. Suez fitoi ndeshjen 3-1 pas 15 minutash shtesë. Farouk u largua nga fusha nën mbrojtjen e policisë mes protestave nga lojtarët dhe zyrtarët e Al-Nasr. Ata kërcënuan gjithashtu me veprime ligjore kundër arbitrit. FA egjiptiane tha në një deklaratë se portugezi Vitor Pereira, i cili zëvendësoi anglezin Mark Clattenburg në krye të komitetit të arbitrave, kishte vendosur të pezullojë arbitrin dhe bashkëpunëtorët e tij për një periudhë të pacaktuar. “Komiteti ka vendosur të kryejë një hetim të plotë mbi incidentin. Rasti në të cilin Mohamed Farouk, arbitri i ndeshjes, përdori një telefon celular për të shqyrtuar një nga imazhet e ngjarjeve të ndeshjes”, thuhet në deklaratë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI