Flash

"Faleminderit, hero pa pelerinë". Frikë në fluturim për Ochoa: ja prapaskena e ngjarjes në Madrid

Lapsi.al 22 March 2023
"Faleminderit, hero pa pelerinë". Frikë në fluturim

Momente frike në avion për Guillermo Ochoa. Portieri i Salernitanës u thirr nga kombëtarja meksikane për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Xhamajkës dhe Surinamit. Ochoa po fluturonte drejt Madridit, nga ku do të nisej më pas për në Meksikë. Gjatë udhëtimit, megjithatë, diçka shkoi keq. Defekti shkaktoi frikë të madhe mes pasagjerëve në bord.

Gjatë fluturimit për në Madrid, në avion ndodhi një defekt mekanik, që e detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente në Mallorca. Vetëm shumë frikë, pra, për futbollistin dhe pasagjerët e tjerë. Portieri humbi tranzitin për në Mexico City dhe, në këtë kuptim, udhëtimi u riplanifikua. Vetëm më pas, portieri 38 vjeçar të arrinte në vendin e tij të lindjes dhe t'u bashkohej shokëve të ekipit kombëtar.

Lexo më tej: “Fito Botërorin e të dhuroj një natë pasioni”: ky është propozimi i nxehtë i modeles për Ochoa

Pasi i shpëtoi rrezikut, sapo zbarkuan në Majorka, pasagjerët u qetësuan. E në këtë rast, Ochoa publikoi një histori në Instagram ku i bënte elozhe pilotit të avionit. Numri 1 i portës së kombëtares së Meksikës, veterani i njëmijë betejave, ka dashur të japë mirënjohjen e tij për pilotin. Ochoa zbarkoi në Serie A pas Botërorit të Katarit dhe vazhdon të jetë pika kyçe e kombëtares së tij: “Faleminderit kapiten, hero pa pelerinë”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI