Flash

Skadon afati/ Lista Serbe nuk aplikon për të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit

Lapsi.al 22 March 2023
Skadon afati/ Lista Serbe nuk aplikon për të marrë pjesë

Ka përfunduar afati 14 ditor i KQZ-së për aplikim për certifikim të kandidatëve dhe partive politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 23 prillit në Veri. Mirëpo për një gjë të tillë, Lista Serbe nuk ka aplikuar.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq dhe në zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023”, thuhet në njoftim.

Mirëpo nga 9 deri më 13 mars subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar në nëntor dhe dhjetor të vitit 2022, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhe 25 dhjetorit, kanë konfirmuar certifikimin e mëhershëm dhe të njëjtit nuk kanë pasur nevojë të paraqesin aplikim nga fillimi.

Dje në një deklaratë për media, Lista Serbe ka deklaruar që nuk do të kandidojnë në zgjedhjet e 23 prillit në Veri, pasi, sipas tyre, nuk iu janë përmbushur kushtet për të cilat kanë lëshuar institucionet..

“Përfaqësuesit e Listës Serbe, deklaruan qartë se partia jonë mbetet konsistente në qëndrimin e saj se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme lokale në komunat në veri të Kosovës dhe Metohisë, derisa të plotësohen kërkesat që na bënë të largohemi nga institucionet e Kosovës, që është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe dhe tërheqja e të gjitha njësive speciale të Prishtinës nga veriu i Kosovës dhe Metohija”, thuhej në njoftimin e tyre.

Kujtojmë që më 23 prill pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarë të komunave në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Të këshilluara

Zjarr në një magazinë në Korçë

Zjarr në afërsi të një magazine në fshatin Nevicisht. Sipas policisë, persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një sasie mbetje solare dhe bitumi, e cila n...

18:58

Shehaj: Sulmi mbi Prestige, sulm mbi median

Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se sulmi i tij ndaj pronarit të News24 është një goditje kundër medias. ‘Fakti që Edi Rama i ...

16:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI