Flash

Video/ "Jam lacial e jam racist": kori i turpshëm antisemit, Lazio përjashton përjetë tre tifozë

Lapsi.al 22 March 2023
Video/ "Jam lacial e jam racist": kori i turpshëm antisemit,

Lazio e kishte premtuar: “Do të identifikojmë përgjegjësit”. E kështu ndodhi. Me një deklaratë zyrtare për shtyp, klubi bardhekaltër njoftoi masat e marra për tifozët antisemitë gjatë derbit kundër Romës. Për njeriun me fanellën me numrin 88 me mbishkrimin Hitlerson dhe për dy personat e tjerë të kapur në flagrancë me përshëndetjen romane, nuk do të ketë më mundësi për të hyrë në stadiumin Olimpico. Të tre janë përjashtuar përjetësisht. Megjithatë, duhet theksuar se nuk bëhet fjalë për një Daspo, por për zbatimin e kodit të etikës që parashikon masa të ngjashme edhe për veprimet më të rënda.

Lexo më tej: E bujshme, identifikohet tifozi i Lazios me fanellën “Hitlerson”: është gjerman

KOMUNIKATA

“Gjatë ndeshjes së së dielës, Lazio-Roma dhe në ditët në vijim, u identifikuan tre persona. Ata u përfshinë në sjellje që nuk kanë lidhje me mbështetjen e tifozëve. Por shfaqën forma diskriminimi dhe antisemitizmi. Falë bashkëpunimit mes Shoqërisë Sportive Lazio, shërbimit të sigurisë, stjuardëve dhe agjensive ligjzbatuese, gjithashtu nëpërmjet përdorimit të kamerave të vëzhgimit të Olimpico, brenda një kohe të shkurtër u identifikua personi që mbante fanellën me numrin 88 me mbishkrimin "Hitlerson" dhe dy të tjerëve që bënin në mënyrë të dukshme gjestin e përshëndetjes romane. Kundër tyre, pasi të ketë përfunduar procedura administrative e organeve të sigurisë, Lazio do të zbatojë me rigorozitet Kodin e Etikës dhe do t'i konsiderojë të padëshiruar, duke i larguar përjetësisht nga stadiumi. Lazio do të paraqitet edhe si palë civile për kërkesën e dëmshpërblimit të dëmit në çdo procedim penal që do të vijojë”.

Edhe komuniteti hebre i kryeqytetit italian denoncoi eksesin e panumërt antisemit nga ana e disa tifozëve të Lazio gjatë ndeshjes: "Një sektor i tërë që këndonte këngë antisemite, një 'tifoz' në tribuna me fanellën Hitlerson dhe numrin 88. E ne, si gjithmonë, jemi të vetmit që jemi të indinjuar dhe protestojmë - kishte thënë presidentja, Ruth Dureghello përmes rrjeteve sociale".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI