Flash

Video/Porositë 'speciale' të Sylvinhos dhe dëshira në debutim e 'anglezit' Mehmeti: "I gatshëm për gjithçka"

Lapsi.al 22 March 2023
Video/Porositë 'speciale' të Sylvinhos dhe dëshira

Anis Mehmeti është një nga emrat e rinj të kuqezinjve, në thirrjen e parë në Kombëtare. Tekniku Sylvinho ka zgjedhur të provojë lojtarin e Bristol City, që në Championship po bën shumë mirë. Mesfushori, por që mund të luajë edhe në të majtë të sulmit, kurorëzon kështu ëndërrën për të veshur fanellën kuqezi: "Jam i lumtur që më kanë thërritur në Kombëtare. Unë jam gati, mund të luaj edhe në rolin e sulmuesit të majtë. Jam i gatshëm për gjithçka", tha Mehmeti, që vazhdoi: "Shkojmë në Poloni me qëllimin për të fituar. Janë gjithë ata lojtarë që luajnë në kampionate shumë të forta. Çdo lojtar dëshiron që të luajë për Kombëtaren dhe tani jam këtu".

Lexo më tej: Video/ “Edhe me Francën kemi shkuar për fitore”: Cikalleshi pa frena, sfidon Poloninë për ‘hakmarrje’

Një zgjedhje e Sylvinho e kuptueshme edhe për nivelin ku luan Mehmeti, ashtu si edhe formën që po kalon. Kështu, në kontaktet e para mes tyre ka patur edhe një këshillë: "Është ëndërr për mua dhe familjen time që të vesh fanellën kuqezi - vazhdoi Mehmeti -. Trajneri Sylvinho më ka thënë që duhet të veproj këtu njësoj si në Angli. Një bisedë e ngrohtë dhe unë jam gati për të luajtur. Ne duhet të përqëndrohemi se çfarë do të bëjmë në fushë dhe jo tek kundërshtari. Do bëjmë lojën tonë”, deklaroi Mehmeti. Sylvinho në fakt preferon lojën e fortë që bëhet në Angli. Braziliani ka luajtur gjatë, edhe pse në Premier League, por e di se edhe Championship është një kompeticion i fortë, si pranon edhe vetë Anisi.

https://www.youtube.com/watch?v=I479FS0VYqk

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI