Flash

Zbulimi i Mancinit në Argjentinë josh Interin: Retegui në mendjen e zikaltërve prej një viti

Lapsi.al 22 March 2023
Zbulimi i Mancinit në Argjentinë josh Interin: Retegui në mendjen

Shumë tifozë italianë të futbollit zbuluan Mateo Retegui së fundmi, pas thirrjes së teknikut Roberto Mancini në kombëtare. Sulmuesi i Boca Juniors, i huazuar te Tigre që nga shkurti i vitit 2022, mund të bëjë debutimin e tij në kombëtare kundër Anglisë, apo edhe Maltës. Interi nga ana tjetër e njeh mirë dhe prej disa kohësh. Por ka edhe më shumë. Drejtuesit e 'viale della Liberazione' kanë pasur tashmë kontakte me stafin e lojtarit. Ata duan të marrin një korridor preferencial, për ta bindur atë për projektin teknik zikaltër.

RRUGA SI PËR... LAUTARON

Marotta, Ausilio dhe Baccin e pëlqejnë shumë Reteguin. Për karakteristikat teknike, por edhe sepse, tani është futur në kombëtare. Gjyshi i tij Angelo Dimarco ishte nga Canicatti, ndaj Retegui ka pasaportë e do t'i shtonte grupit italianitetin. Një tipar i konsideruar thelbësor për skuadrën e së ardhmes që do të humbasë me zero Gagliardini, ndoshta edhe D'Ambrosio e Bellanova. Drejtuesit e zikaltërve gjithashtu e vëzhguan sulmuesin drejtpërdrejt në Amerikën e Jugut. Baccin foli me Carlos José, babai i Retegui i lindur në San Fernando. Prindit, që është edhe menaxher, iu paraqit një rrugë e ngjashme me atë të Lautaro. Retegui, në fakt, për karakteristika teknike i ngjan disi (është më i gjatë për pak centimetra...). Ai do të mbërrinte në Milano jo për t'u bërë menjëherë titullar i palëkundur, por për t'u bërë një pikë e rëndësishme referimi në afat të shkurtër. Shumë do të varet gjithashtu prej tij, me kusht që të gjitha pjesët e enigmës të shkojnë në vend.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI