Flash

Divorci nga Dybala e bën Juventus të dridhet: avokati kërcënon me padinë për 54 milionë euro

Lapsi.al 23 March 2023
Divorci nga Dybala e bën Juventus të dridhet: avokati

Te Juventus, divorci nga Paulo Dybala rrezikon të bëhet një lëvizje shumë e shtrenjtë. Sipas dëgjesës në prokurori të avokatit të argjentinasit Luca Ferrari në kuadër të hetimit Prisma, Joya mund të padisë klubin bardhezi duke kërkuar rreth 54 milionë euro dëmshpërblim. Shifra do të ishte diferenca mes asaj që duhet të kishte fituar Joya me mosrinovimin me Juventusin dhe kontratës së nënshkruar më pas me Romën, plus rimbursimin e pagave të muajve të pamarra ende në lidhje me “manovrën e pagave”.

Nga letrat e hetimit Prisma, ka edhe një sfond të ri për ndarjen nga Dybala. Si dhe për pasojat e mundshme që historia mund të ketë në llogaritë e Juventus. Për këtë ka folur avokati Luca Ferrari dhe deklaratat e tij në prokurori i bëjnë bardhezinjtë të dridhen. “Nëse Juventus nuk i paguan pagat e prapambetura të Dybala deri në prill, padia do të jetë një skenar jo i largët”, thotë avokati. Sipas asaj që raporton Repubblica, në lojë nuk janë vetëm detyrimet e prapambetura në lidhje me “Manovrën e Pagave”, por shumë më tepër.

Lexo më tej: Manovra e pagave, Dybala i nxjerr Juventus inatin e largimit: “Komunikata e klubit ndryshe nga akordi”

LLOGARITË E AVOKATIT FERRARI

Në fakt, avokati bën llogaritë që kanë të bëjnë me humbjen e të ardhurave për klientin e tij, pas mungesës së rinovimit me bardhezinjtë. Një marrëveshje për të cilën nënshkrimi ishte tashmë një formalitet. Por pas prapaktheut të Arrivabene, Dybala humbi gati 50 milionë euro. Një shifër që Ferrari e vlerëson duke u futur në detaje. Avokati sqaron gjithashtu edhe pozicionin e klientit të tij për këtë çështje. "Gjëja e fundit që Paulo do të donte të bënte është të padisë Juventus. Kjo do ta vendoste në mes të një stuhie mediatike - thotë avokati -. Por ai nuk dëshiron të heqë dorë nga pagesat e prapambetura të manovrës së dytë të pagave".

“Përndryshe, Paulo do të ketë pak alternativa për të nisur një proces gjyqësor që do të jetë i dyfishtë. Së pari kompensim për dëmet për refuzimin e zyrtarizimit të rinovimit të kontratës. Pastaj kompensimi për mosintegrimin e kontratës në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara mes klubit dhe lojtari më 28 Prill 2021”, vijoi Ferrari.

Në total, Juventus rrezikon një padi rreth 54 milionë për ndarjen nga Dybala. Ekzaktësisht “diferenca në 5 vjet mes kontratës me Romën (gjithsej 20,155,000 euro bruto) dhe kontratës së panënshkruar me Juventusin (gjithsej 69,652,000 euro bruto)”, plus pagat e prapambetura. Të gjitha me një dialog të komplikuar për një kërkesë për dëmshpërblim nga argjentinasi. Gjithçka mund të mbyllet menjëherë me 5 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI