Flash

FOTO/ “Luca i kaltër përgjithmonë”: Italia, në fushë me fanellën speciale në kujtim të Vialli

Lapsi.al 23 March 2023
FOTO/ “Luca i kaltër përgjithmonë”: Italia, në

“Luca i kaltër përgjithmonë” është fraza që është stampuar brenda fanellave që kombëtarja e Italisë do të veshë sonte në Napoli. Në ndeshjen kundër Anglisë, e para për të kaltrit pa Gianluca Vialli, FIGC ka dashur të kujtojë kreun e delegacionit të Italisë që u nda nga jeta më 6 janar.

Humbja e Vialli ka lënë një boshllëk të madh në familjen e madhe të kaltër. Pasi ishte protagonist si futbollist, Vialli ishte bërë shembull dhe pikë referimi jashtë fushës. Italia përgatitet për herë të parë të zbresë në fushë pa ish-sulmuesin. Vialli kishte lënë gjurmë te të gjithë, sidomos lojtarët. Humbja e tij është përjetuar nga të gjithë. E kjo është një mënyrë për ta patur me vete në fushë kundër Anglisë.

Lexo më tej: Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare Gianluca Vialli

"Është një emocion i madh kjo ndeshje, që është e para pa Luca Vialli. Unë isha shumë me fat: e pata si shok në fushë dhe më pas punuam bashkë - tha Mancini në konferencën për shtyp -. Ju anglezët patët fatin e mirë ta shihnit të luante në Londër dhe ai pothuajse u bë një qytetar i Londrës. Është një keqardhje e madhe për të gjithë ne. Por ne gjithashtu e dimë se njerëzit si ai janë të pavdekshëm dhe ai do të jetë gjithmonë me ne”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI