Flash

Video/ Gazetari Trevisani bën 'leckë' Mourinhon: “Të ikë nga Roma? Po kush e merr atë, është një bllof!”

Lapsi.al 23 March 2023
Video/ Gazetari Trevisani bën 'leckë' Mourinhon:

Humbja në derbi ka lënë pasoja të rënda te Roma, me Mourinhon që duket se nuk është më i paprekshëm. Për herë të parë, Friedkins janë në proces të reflektimit për të ardhmen e trajnerit portugez. Shumë do të varet nga rrugëtimi evropian i verdhekuqve dhe nëse ata do të hyjnë apo jo në Champions League. Jashtë fushës ka nga ata që e thumbojnë në mënyrë helmuese si gazetari Riccardo Trevisani.

Riccardo Trevisani është një gazetar që thotë gjithmonë atë që mendon, pa frikë. Gjatë një ndërhyrjeje në 'Kronikat e Dhomës së zhveshjes', ai sulmoi fort Mourinhon. Portugezi për të është duke zhgënjyer dhe mbi të gjitha gazetari nuk e sheh në një klub të madh evropian dhe larg Romës: “Nëse largohet nga Roma? E ku shkon? Për kë? Kjo gjë më bën të qesh, po kush e merr! Sot Roma ka 66 pikë, vitin e kaluar kishte 63 por nuk ishte Dybala ”.

Duke hipotezuar një të ardhme larg Romës, Trevisani nuk sheh pas portugezit lëvizje të mëdha në merkato apo kërkesa të klubit, duke hedhur poshtë hipotezën e Premier League: “E vetmja skuadër që mund ta marrë dhe të bjerë në këtë bllof është PSG. Është vendi i vetëm ku ai nuk ka trajnuar. Pastaj një ditë do të bëjmë një llogari mbi 12 vitet e tij të fundit. Sa ka fituar, sa lojtarë ka trajnuar dhe çfarë ka fituar. Atëherë do të flasim për të”. Një sulm i fortë ndaj një prej trajnerëve më të suksesshëm, që në vitet e fundit i ka zhgënjyer shumë pritshmëritë.

@tutto_ilcalcio7 #mou #mourinho #mourinhoroma #roma #asr #asroma #lupacchiotto #lupa #chinghiali #cinghialotto #mourinhoout #mourinhoin ♬ suono originale - tuttoilcalcio

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI