Flash

“Aktivisti”, PD kallëzon PS-në në SPAK

Lapsi.al 24 March 2023
“Aktivisti”, PD kallëzon PS-në në SPAK

Aplikacioni i socialistëve “Aktivisti” është denoncuar këtë të premte nga deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi në SPAK. Ai akuzoi qeverinë se është duke përdorur këtë aplikacion për të penguar lirinë e zgjedhësve duke shtuar se sipas tij punonjësit e administratës janë nën presion të vazdhueshëm. Denoncimi vjen në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

‘Duhet të vihen para drejtësisë ata që po pengojnë të drejtat e zgjedhësve. Nuk mund të tërhiqet zvarrë një çështje e tillë. Një kontroll sistematik me një plan kriminal. Ne kërkojmë që nëpërmjet veprimit të SPAK të ndalet dh të vihet përpara përgjegjësisë të gjithë këta individë që po dhunojnë sot të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Mjafton të lexoni raportin e ODIHR-it, duhet të ndalet menjëherë. Ne kemi dorëzuar provat që kemi në dispozicion, pjesa tjetër te barra e prokurorisë. Punonjësit e administratës janë nën presion, shkelje flagrante për të drejtat e zgjedhësve. Kjo është detyra e SPAK, për t’i vënë para drejtësisë. Do ta depozitojmë me postë që mos ketë më alibi.’- tha Oerd Bylykbashi.

Aplikacioni ‘Aktivisti’ është kthyer në ‘mollë sherri’mes mazhorancës dhe opozitës. Referuar një liste të dalë më herët në media me 266 faqe, Rama u shpreh aso kohe se do ngrite padi.

Aplikacioni ‘Aktivisti’ është krijuar kryesisht për anëtarët e Partisë Socialiste dhe do të shfaqë të gjithë aktivitetet e kryeministrit, ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Deputeti socialist, Etjen Xhafaj tha se do të kishte një tur në të gjithë vendin për të shpjeguar sesi funksionon aplikacioni.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI