Flash

Dyshimet për atentat në Lezhë/ Reagon policia: Pati vetëm aksident

Lapsi.al 24 March 2023
Dyshimet për atentat në Lezhë/ Reagon policia: Pati vetëm

Policia ka reaguar në lidhje me raportimet për një atentat të dështuar në aksin Tiranë – Lezhë. Mediat raportuan se persona të panjohur qëlluan me armë drejt një makine në lëvizje, shoferi i së cilës ka manovruar për t’u shpëtuar plumbave, por është përplasur me një tjetër automjet. Për ngjarjen ka reaguar policia e Lezhës që thotë se nuk bëhet fjalë për atentat, por thjesht për një aksident.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në media, sipas të cilit pretendohet se në aksin rrugor Tiranë-Lezhë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në lëvizje, ju sqarojmë se:

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Tiranë-Lezhe, në Ishull Lezhë, janë aksidentuar automjeti tip “Audi A6” me drejtues shtetasin M. K., 36 vjeç, me automjetin tip “Audi Q5"me drejtues shtetasin K. Gj., 24 vjeç, banues në Lezhë, me pasoja vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet administrative për trajtimin e ngjarjes rrugore si aksident me dëme materiale. Të dy drejtuesit e automjeteve, së bashku me pasagjerët në këto automjete, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë , për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

“Aktivisti”, PD kallëzon PS-në në SPAK

Aplikacioni i socialistëve “Aktivisti” është denoncuar këtë të premte nga deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi në SPAK. Ai akuzoi qeverinë se është duke për...

17:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI