Flash

Çifti i papunë: Nagelsmann i shkarkuar nga Bayern, edhe partnerja Lena jep dorëheqjen nga Bild

Lapsi.al 25 March 2023
Çifti i papunë: Nagelsmann i shkarkuar nga Bayern, edhe partnerja

Ai është shkarkuar, ajo ka ikur. Nuk janë ditë të lehta për Julian Nagelsmann dhe partneren e tij, Lena Wurzenberger. Të dy janë në një lidhje që nga viti 2022, por tani njësoj të papunë. Gruaja ka komunikuar dorëheqjen e saj nga Bild, gazetë me të cilën punon prej vitesh. Në përfundim të afatit të lajmërimit, gazetarja do të largohet nga redaksia. Të dy ishin me pushime në Austri kur Nagelsmann u kontaktua nga gazetarë të ndryshëm, të cilët donin të kishin informacion mbi zërat në lidhje me shkarkimin e tij. Tekniku në fakt nuk dinte asgjë e pak pas orës 22 të mbrëmjes së së enjtes, kontaktoi në telefon me CEO Oliver Kahn. Ish-portieri i kërkoi të vinte në zyrë të nesërmen (të premten). Pothuajse në të njëjtën kohë, Wurzenberger do të largohet gjithashtu nga detyra te Bild.

HISTORIA MES NAGELSMANN E TË FEJUARËS LENA

Gazetarja mbulonte sportin për gazetën gjermane, duke u marrë edhe me çështje që kanë të bëjnë me Bayern Munich. Për këtë arsye, në korrik 2022, kur Nagelsmann u bë trajner i bavarezëve, Bild vendosi të transferojë Wurzenberger në redaksinë e kronikës lokale. Ata donim të shmangnin që të kishte një konflikt interesi që do ta vinte në vështirësi. Në realitet, thashethemet që i përkisnin asaj dhe Nagelsmann krijuan sidoqoftë tensione.

NAGELSMANN E WURZENBERGER ÇIFTI I "PAPUNË"

"Për raportin e Lena dhe Julian kemi folur ekzaktësisht ashtu si kemi bërë për lidhjet e çdo trajneri tjetër të Bayern. E do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë - tha një zëdhënës i Bild -. Ajo nuk ishte e përfshirë asnjëherë në përshkrimin e marrëdhënies”. Për momentin nuk ka zëra në lidhje me një angazhim të mundshëm pune në të ardhmen e Wurzenberger. Ashtu siç nuk ka asnjë gjë konkrete për Nagelsmann. E sigurt është se ai u shkarkua. Ajo iku vetë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI