Flash

Një javë pas marrëveshjes së Ohrit, Kurti do të vizitojë Tiranën të dielën

Lapsi.al 25 March 2023
Një javë pas marrëveshjes së Ohrit, Kurti do të

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë disa takime në Tiranë, të dielën. Kjo vizitë vjen një javë pas marrëveshjes së arritur në Ohër. Në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

Kurti do të zhvillojë takim me homologun e tij Edi Rama dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Kurti do të pritet nga Nikolla në orën 11:00, ndërkohë ende nuk dihet se për çfarë do të diskutohet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI