Flash

Video/ Kosova del me pikë nga Izraeli, anulohet goli i Rashicës: Xhaka gol e asist në Serbi, Zvicra e ekzagjeruar

Lapsi.al 25 March 2023
Video/ Kosova del me pikë nga Izraeli, anulohet goli i Rashicës: Xhaka

Ka nisur mirë fushata kualifikuese e Kosovës, në kërkim të një vendi në Euro 2024. Skuadra e Alain Giresse ka rrëmbyer një barazim të çmuar në Izrael, edhe pse mund të kishte shkuar edhe më mirë. Një autogol i Dasa pas 26 minutash lojë kaloi përpara dardanët, që me tridhëmbëshin ofensiv e vuri në vështirësi kundërshtarin. Kosova mund të kishte siguruar rezultatin, por Rashica përdori dorën për të kontrolluar topin e goli u anulua. Të besuarit e Giresse u arritën në minutën e 56′ nga diagonalja fituese e Dor Peretc. Kosova e Izraeli marrin nga një pikë e vihen në ndjekje të Zvicrës, në arrati që pas 90 minutave të para.

Të udhëhequr nga Steffen e Granit Xhaka, Zvicra ka shkatërruar 0-5 Bjellorusinë në ndeshjen e luajtur në Vojvodinë të Serbisë. Gol e asist i mesfushorit shqiptar të Arsenal, që i japin përfaqësueses helvete vendin e parë në Grupin I. Steffen shënoi që në minutën e 4', duke e bërë të thjeshtë detyrën. Dygolëshin sulmuesi e shënoi në minutën e 17', ndërsa siguroi topin në shtëpi në të 29'. Në pjesën e dytë, përballë një Bjellorusie inekzistente, Xhaka shënoi golin e katërt në minutën e 62', me një goditje spektakolare. Mesfushori shqiptar kompletoi pasditen pozitive me asistin për golin e pestë. Xhaka në minutën e 65' shërbeu për Zeki Amdouni, që mbylli goleadën.

Lexo më tej: Video/ Tre gola Suedisë e topin në shtëpi, Lukaku entuziazmon Interin: “Dua të tregoj çfarë kam brenda”

NDESHJET E TJERA

Fitore e pastër e Skocisë në debutimin e tyre në Grupin A. Britanikët dominuan përballë Qipros, duke marrë kryesimin e grupit. McGinn në minutën e 21 hapi ndeshjen, në asistin e Robertson. Dygolëshi i McTominay pastaj u maturua në minutat e fundit. Në të 87 mesfushori i United shënoi golin e dytë, ndërsa në të tretën shtesë vulosi fitoren. Në të 95', karton i kuq i Ioannou, që mori kartonin e dytë të verdhë.

Në Grupin D, Turqia arriti të fitojë me përmbysje ndaj Armenisë duke marrë kryesimin. Sfida fillimisht u zhbllokua nga ekipi armen, pas autogolit të Kabak në minutën e 10'. Përmbysja e turve erdhi pas barazimit të Kokcu (34') dhe golit të Akturkoglu (63').

Euro 2024 Qualification: Group A

Scotland 3-0 Cyprus

Euro 2024 Qualification: Group D

Armenia 1-2 Turkiye

Euro 2024 Qualification: Group I

Belarus 0-5 Switzerland

Israel 1-1 Kosovo

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI