Flash

Video/ Tre gola Suedisë e topin në shtëpi, Lukaku entuziazmon Interin: "Dua të tregoj çfarë kam brenda"

Lapsi.al 25 March 2023
Video/ Tre gola Suedisë e topin në shtëpi, Lukaku entuziazmon

"Të premten në mbrëmje shohim dyfish, madje trefish. 3 është një numër magjik". Interi feston bashkë me Romelu Lukaku në natën e trigolëshit kundër Suedisë me fanellën e Belgjikës. Një kënaqësi e madhe për Big Rom, protagonist i madh para syve të rivalit të tij Ibrahimovic. Lukaku arriti t'i prishë rekordin e lojtarit më të vjetër në kualifikueset evropiane rivalit milanez. Një lajm ngushëllues për Simone Inzaghi, i cili mezi pret të rigjejë sulmuesin e tij në 'formatin titull'. Belgu nuk kishte shënuar me fanellën e kombëtares prej një viti e gjysmë.

Lexo më tej: Inter drejt një prilli zjarri: nëntë ndeshje e katër rikuperime fondamentale për Simone Inzaghi

"Jam i lumtur që jam në gjendje të luaj dhe të fitoj minuta për t'i treguar botës së jashtme atë që kam brenda," tha ai. Sulmuesi shtatlartë foli për mediat belge pas ndeshjes, duke shpjeguar edhe festimin e tij kontrovers. Lukaku vendosi një gisht në gojë për të heshtur kritikët dhe kritikuesit, ndërsa nderonte ushtarakisht. Belgu mori topin në shtëpi, duke entuziazmuar edhe Interin. Zikaltrit kanë nevojë për një Lukaku kështu menjëherë, para një prilli vendimtar në të gjitha frontet. Inter kërkon të sigurojë një vend në katër më të mirët në Serie A, të shkojë në finale të Kupës së Italisë dhe në gjysëmfinale të Champions.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI