Flash

“Vinicius vdis” kore tronditëse për yllin brazilian të Real Madrid: Liga tani nuk mund të qendrojë indiferente

Lapsi.al 25 March 2023
“Vinicius vdis” kore tronditëse për yllin brazilian

Më e keqja nuk ka kurrë një fund, e sa për informacion duhet pyetur Vinicius. Braziliani ishte viktimë e thirrjeve të turpshme nga tifozët e Barcelonës. Vinicius këtë sezon është shënjestruar disa herë nga tifozët e skuadrave kundërshtare me thirrje raciste, përçmuese dhe shumë të rënda. Episodi i fundit ndodhi gjatë El Clasico ku u kënduan këngë të neveritshme në adresë të lojtarit.

Lojtari i Real Madrid është objektivi i preferuar i tifozëve kundërshtarë që intonojnë kore kundër tij. Liga spanjolle e futbollit dëshiron t'i shohë gjërat qartë dhe ka vendosur t'i raportojë episodet tek autoritetet kompetente. Ky vendim vjen pas koreve “Vinicius vdis" që u dëgjuan në Camp Nou gjatë ndeshjes mes Barcelonës dhe Real Madrid. Një kor që u dëgjua edhe nga lojtarët e tjerë në fushë.

Lexo më tej: “Buuu” raciste në momentin e zëvendësimit, shpërthen Vinicius: “La Liga nuk bën asgjë, tani qenka faji im”

Drejtuesit e lartë të La Liga bëjnë të ditur se janë 8 denoncime në mbrojtje të yllit të teknikut Ancelotti. Thirrjet dhe sjellja raciste janë cilësuar të patolerueshme dhe denoncimi i episodit të fundit u dërgua në gjykatat e Barcelonës. Qëllimi është të identifikohen përgjegjësit dhe të ndëshkohen me një dënim shembullor. Në të kaluarën, futbollisti i kishte kërkuar Ligës Spanjolle të Futbollit që të merrte masa.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI