Flash

Abuzoi me shqiptaren, Robinho rrezikon arratisjen: ja prapaskena e tërheqjes së pasaportës

Lapsi.al 26 March 2023
Abuzoi me shqiptaren, Robinho rrezikon arratisjen: ja prapaskena e

Robinho vazhdon të jetë i përfolur gati një vit pas dënimit përfundimtar, të dhënë në Itali nga Gjykata e Kasacionit. Braziliani akuzohet për dhunë seksuale ndaj një vajze shqiptare. Shkurtin e kaluar, Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Brazilit (STJ) kishte pranuar kërkesën e prokurorëve italianë që lojtari të vuante dënimin në vendlindje. Prej disa muajsh, ish-futbollisti është strehuar në Brazil dhe, në gjendjen aktuale, rrezikon të arratiset.

Faktet datojnë në vitin 2013, kur ish-sulmuesi i Milanit (tani në atdhe i lirë) abuzoi seksualisht me një vajzë shqiptare. Pas dënimit, që daton në janar 2022, qeveria italiane i kishte kërkuar Brazilit të zbatonte dënimin me nëntë vjet burg ndaj 39 vjeçarit.

Lexo më tej: Robinho në burg për dhunë sek.suale ndaj shqiptares: pranohet kërkesa e Italisë, dënimi në Brazil

Sipas asaj që raportohet nga A Bola (gazetë sportive portugeze) ndaj Robinho është urdhëruar sekuestrimi i pasaportës. Ish-lojtari i Milan konsiderohet në rrezik arratisje nga Brazili. Ky është shkaku pse ka ardhur ky urdhër: për ndalimin e daljes së tij nga vendi. Në Itali dënimi është bërë i formës së prerë dhe, për rrjedhojë, mbrojtja nuk do të mund të bëjë apelim.

Sipas hetimeve, ish-ylli brazilian e kishte bërë vajzën shqiptare të pinte deri në atë pikë sa ta linte të pavetëdijshme. E më pas grupi e kishte përdhunuar me radhë, pa mundur që ajo të kundërshtonte. Ata përfituan prej saj në gardërobën e një klubi nate në Milano, ku e reja kishte shkuar për të festuar ditëlindjen. Në arsyet e dënimit të shkallës së dytë, Gjykata kishte shkruar se ish-sulmuesi dhe “bashkëpunëtorët” e tij (katër të tjerë të pagjurmueshëm) kishin shfaqur “përçmim të veçantë” për “viktimën që u poshtërua brutalisht”. Tani, dènimi duhet kryer dhe në Brazil duan të sigurohen që kjo të ndodhë, ndaj u sekuestrua pasaporta e Robinho.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI