Flash

Kievi: Rusia po e mban Bjellorusinë si peng bërthamor

Lapsi.al 26 March 2023
Kievi: Rusia po e mban Bjellorusinë si peng bërthamor

Kyiv ka thënë se Rusia po e mban Minskun si një “peng bërthamor”, duke iu referuar deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin për vendosjen e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi.

“Kremlini e mori Bjellorusinë si një peng bërthamor”, shkroi në Tëitter sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov.

“Një veprim i tillë nuk do të shkelte marrëveshjet për mospërhapjen e armëve bërthamore,” tha dje Putin, duke vënë në dukje se SHBA ka instaluar armë bërthamore në territorin e aleatëve të saj evropianë.

“Nuk ka asgjë të pazakontë këtu: Shtetet e Bashkuara e kanë bërë këtë për dekada. Ata kanë zhvilluar armët e tyre taktike bërthamore në territorin e aleatëve të tyre për një kohë të gjatë”, tha Putin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI