Flash

Luciano Moggi, shigjetim i bujshëm ndaj Drejtësisë Sportive: “Është një diktaturë”

Lapsi.al 26 March 2023
Luciano Moggi, shigjetim i bujshëm ndaj Drejtësisë Sportive:

Më 19 prill Juventus do të mësojë fatin e tij në lidhje me ankimimin e paraqitur kundër vendimit për penalizimin (-15 pikë në renditje). Gjykimi u zyrtarizua më 20 janar nga Gjykata Federale, por gjërat mund të ndryshojnë në Kolegjin e Garancisë. Çështja, në lidhje me fitimet kapitale, ka qenë shënjestër e një sulmi të hapur nga Luciano Moggi ndaj Drejtësisë Sportive.

Javët e fundit, Luciano Moggi kishte shprehur mendimin e tij për vendimin. Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventus i konsideroi fitimet kapitale të pranueshme në botën e futbollit. Ditën e sotme për mikrofonat e Tmë Big Luciano është rikthyer në sulm, duke i dhënë një goditje të ashpër Drejtësisë Sportive: “Vepron si të dojë, është një diktaturë. Duhet të bënin një prapaktheu, por e bëjnë atë vetëm kur duan".

Lexo më tej: Hetim kundër tij, Moggi në kundërsulm: “Chinè, urrejtja t’i ngatërron idetë, nuk më ndalon dot të flas”

Gjatë fjalës së tij, ish-drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve Luciano Moggi është rikthyer te çështja e fitimeve kapitale: “Është qesharake, ato lejohen në sistemin sportiv, ndaj nuk e kuptoj si mund të jepen 15 pikë penalitet. Problemi qëndron tek Consob. Ai duhet të kishte gjobitur Juventus për mosrespektimin e direktivave në lidhje me shoqëritë e listuara në bursë”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI