Flash

Peshkonte me tritol në Fierzë, humb jetën 50-vjeçari

Lapsi.al 26 March 2023
Peshkonte me tritol në Fierzë, humb jetën 50-vjeçari

Policia ka njoftuar para pak çastesh një ngjarje të rëndë të ndodhur në liqenin e Fierzës. Një 50-vjeçar ka humbur jetën duke peshkuar me lëndë plasëse.

“Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje” – thuhet në njoftimin e policisë.

Lajm në përditësim...

©LAPSI.al

Të këshilluara

Kandidatët e PS për qarkun Elbasan

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS, Damian Gjiknuri komunikoi kandidatët për kryetarë bashkie në këtë qark. “Për Bashkinë e Elbasanit do të kandidojmë ...

21:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI