Flash

Video/ Brazili pa busull: Maroku e mund 2-1, fitorja e parë në histori kundër Selecao

Lapsi.al 26 March 2023
Video/ Brazili pa busull: Maroku e mund 2-1, fitorja e parë në histori

Brazili pa Neymar e Tite ka humbur busullën. Maroku nuk pushon kurrë së mahnituri. Një rifillimi është i denjë pas Botërorit të madh në Katar për marokenët. Boufal dhe Sabiri thyen 2-1 Brazilin, që nuk i mjaftoi blitzi i Casemiro për të evituar humbjen e parë në histori përballë Marokut. Ishte vetëm një miqësore, por gjithsesi një tregues është.

I paprekshëm, në mesfushën e Marokut, fiorentinasi Amrabat bëri një volum lojë impresionues. Në korsinë e djathtë Hakimi nuk zhgënjeu pritshmëritë, ndërsa përpara Ziyech, Nesyri dhe Boufal ja bënë jetën të vështirë mbrojtjes braziliane pa Marquinhos. Qendërmbrojtësi i Romës, Ibanez u preferua në krah të Militao, me Bremer në pankinë. Kjo ishte zgjedhja e debutuesit Ramon Menezes, trajneri i përkohshëm i Selecao. Brazili megjithatë është në pritje të ardhjes së një emri të madh, me Carlo Ancelotti të preferuar. Pesë herë kampionët e botës luajtën me Casemiro dhe Paquetà në mesfushë, ndërsa tridhëmbëshi ofensiv u formua nga Vinicius, Rodrygo dhe Rony.

Lexo më tej: Brazili zgjedh trajnerin e ri: Ramon Menezes teknik me kohë të përcaktuar, pastaj një emër i madh

BARAZIMI ILUZIONAR I CASEMIRO

Ndeshja u zhbllokua pas gjysmë ore lojë dhe Maroku kaloi në avantazh. El Khannous punoi një top që e shërbeu për Boufal: sulmuesi në qendër të zonës me të djathtën mposhti Weverton. Reagimi i zemëruar i Brazilit mbajti firmën e Rodrygo. Zotërimi i topit kaloi në këmbët e Seleçaos, të cilët megjithatë shkuan në pushim në disavantazh. Në pjesën e dytë, Walid Regragui hodhi në fushë edhe Sabiri, lojtarin e Sampdoria dhe Cheddira të Bari. Brazili bëri një valangë zëvendësimesh e vazhdoi të shtynte përpara. Barazimi erdhi me të djathtën e Casemiro, me asistin e Paquetà. U mendua përmbysja, por prezent u bë zhgënjimi. Sabiri gjeti një të djathtë të helmatisur që përfundoi në rrjetën e Weverton. E këtë herë Seleçao mbetet e mundur.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI