Flash

Video/ Shtatë minuta i pajetë në fushë: Gudelj pëson infarkt, pasi ndërgjegjësohet kërkon të kthehet në lojë

Lapsi.al 26 March 2023
Video/ Shtatë minuta i pajetë në fushë: Gudelj pëson
Momente paniku dhe tmerri në Spanjë, gjatë ndeshjes së Serie C spanjolle mes Cordoba dhe Racing Ferrol. Në minutën e 11', me rezultatin 1-1, Dragisa Gudelj humbi ndjenjat në fushë. Vëllai i mesfushorit të Sevilla, Nemanja, u shemb përtokë pas një ataku kardiak. Shokët e skuadrës, të tronditur, shpërthyen në lot kur e kuptuan situatën dhe mjekët u vërsulën me defibrilatorë. I rianimuar për disa minuta, Gudejl më pas rimori vetëdije e tentoi të ngrihet nga barela në momentin e futjes në ambulancë. Serbi tentoi të rikthehet në fushë, një përpjekje që, në mënyrë të qartë, iu mohua. “Lajmi i fundit që kemi është se Dragi është nën vëzhgim”, ka shkruar Cordoba në llogarinë e tij në Tëitter. Mbrojtësi i majtë serb është në gjendje të qëndrueshme në spital. Analizat që iu nënshtrua Gudelj ishin një ekokardiogramë dhe elektrokardiogramë: të dyja me rezultate normale. Qendërmbrojtësi bardhejeshil, në krah të të cilit qendron i ati, është tashmë i vetëdijshëm. Serbi do të qëndrojë nën vëzhgim në spitalin Reina Sofía nga 24 deri në 48 orë. Gjatë kësaj kohe, do të vazhdojë të jetë i vëzhguar dhe do të përsëriten edhe njëherë analizat për të zbuluar burimin e arrestit kardiak. Sipas gazetës lokale Diario Córdoba, Gudelj mbeti i pajetë në fushë për shtatë minuta. Nisur nga situata dramatike, gjyqtari më pas vendosi të pezullojë përfundimisht ndeshjen.

VIDEO

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI