Flash

"Zezaku i vogël", fraza raciste e homofobe ndaj Hamilton: gjobë 'spektakolare' për ish-kampionin e F1 Piquet

Lapsi.al 26 March 2023
"Zezaku i vogël", fraza raciste e homofobe ndaj Hamilton:

Tre herë kampioni i botës në Formula 1, Nelson Piquet, është dënuar të paguajë pesë milionë realë brazilianë. Gjoba, ekuivalente me rreth 800,000 euro, është për komentet raciste dhe homofobike ndaj Leëis Hamilton. 70-vjeçari brazilian përdori një term racist kur iu referua britanikut në një intervistë të vitit 2021. Piquet më vonë kërkoi falje për komentin e tij "të paqëllimshëm" për pilotin anglez të Mercedes. Duke folur për një episod që ndodhi gjatë GP të Britanisës së Madhe, Piquet akuzoi Hamilton se e pengoi qëllimshëm rivalin e Red Bull, Max Verstappen. Ish-piloti e quajti anglezin "ze*ak i vogël".

Në një intervistë tjetër, Piquet përdori një term homofobik. Fraza u tha ndërsa komentonte humbjen e Hamilton ndaj Nico Rosberg, shokut të tij të skuadrës në 2016. Braziliani saktësoi se "nuk i mbrojti" vërejtjet, por shtoi se termi që ai përdori "ishte përdorur gjerësisht dhe historikisht në gjuhën e folur në portugalishten braziliane si sinonim për 'djalë' ose 'person' dhe nuk kishte për qëllim kurrë të ofendonte".

Lexo më tej: Piquet në qendër të polemikave: shprehje raciste kundër Hamilton, rebelohet F1

Akuzat kundër Piquet u ngritën nga katër grupe të të drejtave të njeriut, përfshirë Aleancën Kombëtare LGBT+ të Brazilit. Ata kërkonin që ish-kampioni të paguante 10 milionë realë brazilianë si dëmshpërblim moral. Një gjykatë braziliane ka vendosur që Piquet duhet të paguajë pesë milionë. Gjykatësi Pedro Matos de Arrudo tha se shuma e kompensimit ishte vendosur "në mënyrë që, si shoqëri, një ditë të mund të çlirohemi nga aktet e dëmshme të racizmit" dhe homofobisë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI