Flash

Ambasadori amerikan në Beograd: Marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën, jo me pakicat në Serbi

Lapsi.al 27 March 2023
Ambasadori amerikan në Beograd: Marrëveshja e Brukselit ka të

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka deklaruar se marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën, e jo me çështjet e pakicave në Serbi.

“Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Qëllimi i dialogut nuk është që të zgjidhen ndonjë çështje tjetër, çështjet e pakicave këtu apo në pjesët tjera të vendit”, ka thënë Hill.

Kështu, ambasadori amerikan ka theksuar se çështja e shqiptarëve në Serbi është ekskluzivisht çështje e shtetit të Serbisë dhe përsëriti se “nuk ka të bëjë fare me dialogun e Brukselit”.

Sipas tij, politika zyrtare e SHBA-së është të mbështesë dialogun e Brukselit dhe marrëveshjen e arritur, “pjesë e rëndësishme e së cilës është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

“Marrëveshja e arritur nuk ka ndërmend të kalojë kufijtë në asnjë mënyrë”, ka thënë ndër të tjera ambasadori amerikan.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI