Flash

E RENDE/ Sulm me armë ndaj Top Channel në mesnatë, humb jetën roja

Lapsi.al 27 March 2023
E RENDE/ Sulm me armë ndaj Top Channel në mesnatë, humb

Rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Sulmi është drejtuar tek hyrja kryesore e Top Channel e cila kufizohet me rrugën.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi Pal Kola, 60 vjeç, punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve. Një automjet është gjetur nga policia duke u djegur në autostradë. Dyshohet se u perket autorëve.

"Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve" - thuhet ne njoftim. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI