Flash

Ednaldo Rodrigues, presidenti i CBF-së del hapur: "Ancelotti trajner i madh, e admiroj"

Lapsi.al 27 March 2023
Ednaldo Rodrigues, presidenti i CBF-së del hapur: "Ancelotti trajner i

Carlo Ancelotti po i afrohet gjithnjë e më shumë pankinës së Brazilit. Deklaratave të Ederson e Rodrygo për trajnerin italian i bashkohet edhe presidenti i federatës së futbollit Ednaldo Rodrigues. Numri 1 i CBF-së ka dhënë “bekimin” e tij për teknikun e Real. "Ancelotti është shumë i respektuar nga lojtarët. Jo vetëm nga Ronaldo dhe Vinicius, por nga të gjithë ata që janë trajnuar prej tij - shpjegoi ai -. Unë e admiroj shumë si për ndershmërinë e tij ashtu edhe për qëndrueshmërinë e tij. Ai nuk ka nevojë për prezantim, është një trajner i madh - shtoi Ednaldo Rodrigues -. Ai ka arritur shumë suksese dhe shpresoj se mund të arrijë edhe më shumë".

Fjalë që konfirmojnë raportin mes ambjentit të Seleção dhe trajnerit italian në funksion të zgjedhjes përfundimtare për rolin e trajnerit. Ednaldo Rodrigues, me këto fjalë, duket se hap një skenar mjaft të qartë në muajt në vijim. Pas lamtumirës së Tite, Seleção aktualisht i është besuar Ramon Menezes, përkohësisht. Humbja me Marokun, në miqësoren e dy ditëve më parë, konfirmon se pika e kthesës mund të vijë në qershor. Në kohën kur Brazili mund të zyrtarizojë zgjedhjen e udhërrëfyesit të ri teknik, Ancelotti mund t'i thotë lamtumirë Real Madrid. Një sfidë e re në pankinën prestigjioze braziliane nuk është asnjëherë dicka që mund të refuzohet lehtë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI