Flash

Plani i çmendur amerikan: pagën ia paguajnë të gjitha klubet e MLS, Messi e zgjedh vetë ekipin

Lapsi.al 27 March 2023
Plani i çmendur amerikan: pagën ia paguajnë të gjitha

Ndërsa në Camp Nou thërrasin emrin e Lionel Messi dhe ëndërrojnë rikthimin e tij në Barcelonë, MLS po përgatit një ofertë shumë speciale. Kampionati amerikan kërkon të marrë kampionin e botës, e ardhmja e të cilit duket gjithnjë e më e largët nga Parisi. Kontrata me PSG përfundon në qershor. “Klubet tona kanë fleksibilitetin për të bërë gjëra unike”, deklaroi së fundmi për The Athletic komisioneri i Ligës, Don Garber.

E në fakt ideja për të sjellë Pleshtin në SHBA dhe për të anashkaluar rregullat për kufirin e pagave do të ishte një bashkim forcash. Kjo është raportuar nga gazeta spanjolle Sport, sipas së cilës shoqëritë amerikane do të ishin të gatshëm të paguanin një pjesë të pagës së tij, me argjentinasin që më pas mund të vendoste se për cilin ekip do të luante.

E PAMUNDUR?

Jo në MLS, sepse si sportet e tjera ekipore amerikane, edhe liga e futbollit në SHBA është një sistem 'i mbyllur'. Kështu që vendimet (edhe ato për transferimet) merren në interes të të gjithë sistemit. Në fakt, kartoni i lojtarëve i përket Ligës dhe ekziston një sistem pagash i cili mund të hiqet vetëm në rrethana të caktuara dhe brenda kufijve të caktuar.

Tre lojtarë për skuadër (DP) mund të tejkalojnë pa limit pagën maksimale të lejuar. Në barrën e pagave ata peshojnë sa maksimumi i lejuar nga rregullorja (një lojtar me vlerë 3 milionë në sezon, peshon vetëm rreth 600 mijë dollarë për shembull). Lojtari më i paguar në MLS deri më sot është ish-Napoli Lorenzo Insigne. Te Toronto ai përfiton 15 milionë euro. Kështu është e qartë se si një ardhje e mundshme e Messi, që fiton rreth 40 milionë te PSG përfshirë bonuse të ndryshme, do të çonte në një shtrembërim pagash për ekipin që e punëson.

PLANI AMERIKAN

Këtu lind ideja që mund të bëjë të mundur aventurën amerikane të Pleshtit. Të gjitha klubet do të paguanin një pjesë të pagës së tij dhe ai më pas mund të vendoste se për cilin ekip do të luante. Që me shumë mundësi do të ishte Inter Miami i David Beckham. “Kemi të bëjmë ndoshta me lojtarin më të veçantë në historinë e lojës. Kështu që kur ka zëra se ai përafrohet me Miami është e mrekullueshme. E nëse kjo mund të ndodhë do të ishte fantastike për MLS. Do të ishte fantastike për Messin dhe edhe për familjen e tij. Si me gjithçka, ne përpiqemi të përfitojmë nga çdo mundësi", tha Don Garber duke konfirmuar indirekt planin për të sjellë Messi në SHBA.

Tani topi kalon te numri 10 i Argjentinës, që duhet të vendosë nëse do të qëndrojë në Evropë apo do të udhëtojë përtej oqeanit për të provuar të 'kompletojë' kurrikulumin e tij fantastik. Në fakt, me fitoren e Kupës së Botës, Messi ka fituar të gjithë trofetë që mund të fitonte në karrierë (përveç Kupës së Francës që mund ta fitojë këtë vit) dhe e vetmja kupë që i mungon vitrinës së tij të pabesueshme është MLS Cup...

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI