Flash

Shehaj: Krimi merr kurajo kur sheh që goditja ndaj mediave nuk është më një vijë e kuqe

Lapsi.al 27 March 2023
Shehaj: Krimi merr kurajo kur sheh që goditja ndaj mediave nuk

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj mbajti një qëndrim ndryshe nga reagimet standarde të politikës shqiptare për sulmin me armë zjarri ndaj Top Channel.

Lexo më tej: Breshëria e kallashnikovit mbi Top Channel trondit vendin 

Në një reagim në Facebook, Shehaj shkruan se krimi merr kurajo kur sheh që goditja ndaj mediave nuk është më një vijë e kuqe.

Shehaj

Kujtojmë se sulmi ndaj Top Channel vjen as një javë pas konfiskimit arbitrar të Prestige Resort, në pronësi të Irfan Hysenbelliut, pronar gjithashtu i Fokus Media Group ku bëjnë pjesë News 24, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe jo vetëm.

Qeveria shkeli këtë vijë të kuqe një ditë pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që qortonte shembjen e Prestige Resort.

Lexo më tej: Rama sfidon DASH, sulmon sërish Prestige 

Shehaj nuk e specifikoi në reagimin e tij se përse të godasësh mediat nuk është më e paimagjinueshme, por konfiskimi i Prestige gjashtë ditë më parë dhe akuzat e opozitës për ngjarjen e bëjnë vetë lidhjen. Qeveria vendos një precedent, dhe krimi e çon edhe më tej.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI