Flash

Konjufca takon Escobarin në SHBA: Nuk mund të formohet Asociacion që cënon sovranitetin

Lapsi.al 28 March 2023
Konjufca takon Escobarin në SHBA: Nuk mund të formohet Asociacion

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka takuar përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar. Në këtë takim, ai ka thënë sek anë ritheksuar qëndrimin e Kosovës, por edhe garantimin e Departamentit të shtetit, se nuk mund të formohet asociacion që cenon sovranitetin e Kosovës. Këtë takim, të cilin Konjufca e ka quajtur përmbajtjesor, e ka zhvilluar në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA.

“Në takimin përmbajtësor me z.Escobar diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për procesin e dialogut dhe marrëveshjen e Ohrit, si dhe hapat e mëtejmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ritheksuam qëndrimin e shtetit të Kosovës, por edhe garantimin e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Ai ka shkruar se në këtë takim kanë biseduar për avancimin e mardhënieve në mes të Kosovës dhe Shteteve të bashkuara të Amerikës si dhe kanë ndarë pikëpamje të njëjta për vazhdimin e punës në agjendën e përbashkët të anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI